SUPPORTERS
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kosovë
Mbështetësi më i madhë i organizatës tonë që nga viti 2022.
MKRS ishtë gjatë gjithë këtyre viteve në mbështetjen tonë në të gjitha aktivitetet e projekteve tona, gjë që dëshmon mbështetjen në zhvillimin e artit muzikor në Kosovë.
Jemi jashtëzakonishtë mirënjohës dhe falenderues!
A B I SH.P. K. – Sponzor
Një ndër kompanitë më të mëdha në Prizren dhe Kosovë ABI Sh.P. K. është sponsor dy herë, në vitet 2025 & 2026. Kjo përkrahje hapi rrugët për të themeluar Korin e fëmijëve të Prizrenit “Noricum Kids Choir”.
Ju faleminderit ABI SH.P. K. që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!
Bashkëpunimet Institucionale – KOSOVË
Organizata Jo-qeveritare “Noricum Culture” ka bashkëpunuar me shumë isntitucione arsimore në Kosovë, gjë që jemi shumë mirënjohës dhe falenderues!
- Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni”- Prizren, me ç’rast kemi organizuar rreth 10 koncerte në sallën e koncerteve, me aktivitetet e organizatës tonë siç janë, Skena e Klarinetës 4 edicione, Koncert Instrumental Kamertal 2 edicione, Koncert i Përbashkët.
- Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”- Prishtinë. Në këtë shkollë kemi mbajtur disa koncerte, ku vlen të ceket që është mbajtë koncerti dhe edicioni i parë i “Skena e Klarinetës”, me studentë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
- Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli”- Pejë. Në këtë shkollë, poashtu kemi mabjtur koncerte në numër pas shkollës së Prizrenit ku janë mbajtur koncertet si: “Skena e Klarinetës” 3 edicione, Koncert Instrumental Kamertal. Poashtu përtej këtyre koncerteve, organizata jonë ka bërë 2 Donacione për këtë shkollën, Akordimin e Mini Grand Pianos në sallën e Koncerteve & Dhurimi i disa Pultave (mbajëseve të partiturave).
- Drejtoria e Arsimit Komunal (DKA) Komuna e Prizrenit. Nga ky institucion kemi marrë disa herë Pëlqime për prezantimin dhe shfrytëzimin e hapësirave për koncerte dhe prova.
Komuna e Prizrenit – DKRS & DKA
Që nga viti 2022, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nga Komuna e Prizreni, ka qenë mbështetëse e projekteve tona gjerë në vitin 2025, gjë që jemi falenderues në përkrahjen e rrugëtimit tonë!
Ndërkaq, mbështetje kemi pas edhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit nga Komuna e Prizrenit që nga viti 2025 kur u themelua kori i fëmijëve të Prizrenit “Noricum Kids Choir”, me çrast kemi marrë pëlqime për prezantimin dhe mbajtjen e provave, gjë që jemi mirënjohës dhe falenderues!
Ital Granit SH.P. K. – Sponzor
Ital Granit, është një kompani lidere nga Prizreni, për mermer dhe granit, e cila na mbështeti gjatë vitit 2022 duke mbuluar disa shpenzime të aktivitetit Skena e Klarinetës të edicionit të parë dhe 3 Donacionet që i kemi dhuruar, dy për shkollën e muzikës në Pejë dhe një për shkollën e muzikës në Prizren.
Ital Granit SH.P. K. ju faleminderit për bashkëpunimin!
Mbështetësit tjerë
Koncert i Përbashkët, pas Memorandum Bashkëpunimit me dy shkollat e muzikës nga Prizreni “Lorenc Antoni” dhe Peja “Halit Kasapolli”, ku organizata jonë me vetëfinancim nga kryetari i OJQ Noricum Culture, z. Norik Nushi, realizojmë 2 koncerte me nxënësit e dalluar të dy shkollave që mbahen me 21.06.2021 në Prizren dhe 22.06.2021 në Pejë. Para se të realizohen këto dy koncerte disa firma ofruan ndihmën e tyre në mbështetje të këtyre nxënësve të talentuar. Firmat që na ndihmuan ishin: Libraria “PENA”- Prizren, Fotokopje “MIRI”- Prizren, Industria Communications, Piceria “Centimetri”- Prizren dhe Fastfood “Dominos”- Pejë.
Andaj, jemi shumë falenderues!